Vendimi i fundit i qeverisë së Kosovës për kthimin e çmimit të biletave siç kanë qenë më parë ka hasur në vesh të shurdhër. Disa kompani të autobusëve po vazhdon të operojë me çmimin e njëjtë të biletave ani pse kishin rënë dakord me Ministrin e Infrastrukturë që të ulen çmimet e biletave. Qytetarët janë ankuar se çmimet e biletave po vazhdojnë me rritje në disa qytete.
Me arsyetimin se është rritur çmimi i naftës, linjat e autobusëve në fillim të muajit mars rriten edhe çmimin e biletave. Ky vendim solli reagime të shumta pasi po rëndohej xhepi i qytetarëve.
I menjëhershëm ishte reagimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, ku një ditë pas rritjes së çmimeve të biletave, doli me vendim se këto bileta do të përgjysmoheshin për kategoritë që preken më shumë nga gjendje aktuale.
Zëvendësministrit Hysen Durmishi kishte njoftuar në këtë liste hyn çmimoret për transportin ndër urban me autobus për fëmijët, studentët, invdalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët, shkruan Insajderi.
Durmishi kishte thënë se vendimi mbetet i pandryshuar dhe ata që nuk e zbatojnë këtë vendim do të gjobiten.
“Kjo çmimore hyn në fuqi menjëherë dhe mbetët e tillë deri në normalizimin e çmimeve të derivateve të naftës. Nuk ka ndryshim të këtij vendimi, inspektorët do të dalin në terren dhe në rast se kjo çmimore nuk është respektuar për kategoritë e specifikuara, atëherë do të ketë gjoba dhe do të ndëshkohen kompanitë që nuk e përfillin këtë vendim”, tha Durmishi
Shoqata e Transportit Rrugor i reaguan ashpër Durimisht duke ia bërë me dije se nuk do të zbatojë vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës, për përgjysmimin e çmimit të biletave të autobusit për 50 për qind.
“Dje në mbledhje, thuajse komplet këshilli drejtues dhe operatorët kanë kërkuar që nga sot të fillohet protestë, pra që sot të mos të dilet në rrugë, por kemi arrit si këshill drejtues i shoqatës që paraprakisht t’i japim kohë qeverisë, të merremi me masën e parandalimit të dëmit, pra me masën e përkohshme, pra me kërkesë padi në gjykatë në mënyrë që të ketë kohë edhe qeveria të reflektoj”, tha ai.
Kështu, ky vendim nuk gjeti zbatim asnjëherë nga kompanitë e Autobusëve, madje as kur nafta pësoj rënje.
Ministria e udhëhequr nga Liburn Aliu u detyra që të bëjë një marrëveshje me Shoqatën e Autobusëve për të gjetur zgjidhje të kësaj çështje.
Një takim i mbajtur me 16 mars doli i suksesshëm në mes Shoqatën e Transportit Rrugor dhe zëvendësministrit Durimishit. Ky takim rezultoi me kthimin e çmimin të biletave siç kishte qenë më herët.
Durmishi njoftoi se ministra shfuqizoi vendimin për përgjysmimin e biletave, dhe padia që shoqata kishte bërë ndaj ministrisë ishte hequr tashmë.
“Sot, me Shoqatën e Transportit Rrugor, u dakorduam se çmimet e biletave për kategoritë e veçanta, sipas vendimit të javës së kaluar, do të kthehen në gjendjen siç kanë qenë para fillimit të rritjes së çmimeve. Çmimet për këto kategori të veçanta të shoqërisë nuk do të rriten edhe nëse do të ketë rritje të çmimit të naftës dhe derivateve të saj. Çmimet po kthehen aty ku ishin prandaj edhe ne po e shfuqizojmë vendimin sepse tashmë është arritur efekti ndërsa shoqata e tërheq padinë”, ka shkruar Durimishi.
Por, ky vendim përsëri nuk gjeti zbatim nga disa linja të autobusëve edhe pse vendimin e morën bashkë me qeverinë.
Qytetarët janë ankuar se çmimet e biletave po vazhdojnë me rritje në disa qytete.
Disa nga relacionet që nuk kanë ndryshuar çmimet e biletave:
Prishtinë-Malishevë ende vazhdon të jetë çmimi i biletës 2.50 cent për çdo kategori
Prishtinë – Gjakovë ende vazhdon të jetë çmimi i biletës 5 euro për çdo kategori
Prishtinë-Gjilan ende vazhdon të jetë çmimi I biletës 2.50 cent për çdo kategori
Prishtinë- Skenderaj ende vazhdon të jetë çmimi i biletës 1.50 cent për çdo kategori
Prishtinë-Vushtrri ende vazhdon të jetë cmimi i biletës 1 euro për çdo kategori
Gazeta Insajderi ka kontaktuar zëvendësministrit Hysen Durmishi rreth ankesave të qytetarëve, i njëjti tha se në ministri nuk ka ardhur ndonjë ankesë, por në rast se ka ndonjë kompani që nuk po e zbaton vendimin inspektorët do të dalin për kontrollim menjëherë./Insajderi