Telenews

Nuk reagoi në kohë për protestën, Bora Zemani e “pëson keq” nga populli shqiptar

Heshtja fillestare e moderatores Bora Zemani lidhur me protestat e qytetarëve dhe aktivistëve kundër projektit të Ivanka Trump në Zvërnec dhe Sazan i ka kushtuar mjaft shtrenjtë në rrjetet sociale.

Pasi shumë ndjekës dhe qytetarë kërkuan publikisht që figurat e njohura të ngrinin zërin për këtë çështje, mosreagimi i menjëhershëm i moderatores ka sjellë një reagim të ashpër nga publiku.

Brenda pak ditësh, llogaria zyrtare e Bora Zemanit ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke humbur mbi 16 mijë ndjekës. Kjo revoltë virtuale tregon pakënaqësinë e fansave ndaj indiferencës së treguar në fillim për një temë kaq sensitive që prek pasuritë natyrore dhe kombëtare të vendit.

Edhe pse më vonë moderatorja bëri një deklaratë ku theksonte se është me vend të kërkohet transparencë dhe se zhvillimi duhet të ecë krah për krah me ruajtjen e identitetit dhe historisë, ky reagim duket se ka ardhur me vonesë për një pjesë të madhe të publikut, gjë që pasqyrohet qartë në rënien e numrit të ndjekësve në profilin e saj.

Të ngajshme

Çitaku: Debati për gazin amerikan është debat për sigurinë kombëtare të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Dogana e Kosovës i kap në Morinë disa sisteme anti-vjedhje të padeklaraura

Rrezarta Ramaj

48 orë ndalim për aktivistin e Listës Serbe, udhëzonte qytetarë si të votojnë dhe u premtoi pensione nga Serbia

Rrezarta Ramaj