Telenews

Nuk u dalin pagat mësimdhënësve

Anëtari i Këshillit Grevist të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK), Reshit Kushaj ka thënë se pagat e mësimdhënësve për muajin shtator ende nuk janë ekzekutuar.

Kushaj tha se janë duke pritur që të dalin pagat për këtë muaj.

“Pagat e mësimdhënësve për muajin shtator nuk kanë dal ende, me siguri që do të dalin vetëm se ka probleme teknike”, tha shkurt Kushaj.

Po ashtu, sekretari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri ka konfirmuar se ende nuk janë ekzekutuar pagat për nivelin para-universitar.

“Ende nuk janë dalë pagat për nivelin para-universitar, ndërsa për profesorët e universiteteve janë ekzekutuar”, tha Ymeri.

Deri më tani edhe vet mësimdhënësit thonë se nuk iu ka dalë paga për këtë muaj.

Ndryshe, sot ka filluar mësimi në të gjithë shkollat e Kosovës, pas një muaji grevë në arsim.

Të ngajshme

Kurti dhe Ulutas zhvilluan takimin lamtumirës

Rrezarta Ramaj

Kurti: Serbia s’ka dorëzuar dokumentacionin kadastral, pavarësisht marrëveshjes së vitit 2011

Rrezarta Ramaj

E rëndë, ndërron jetë 7-vjeçarja nga Peja që e zuri dollapi

Rrezarta Ramaj