Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ka rritur edhe më shumë tensionet mes Greqisë dhe Turqisë, pak para nisjes së platformës së re të shpimit “ Abdul Hamid Khan ” në Mesdhe.
Duke folur në konferencën e ambasadorëve turq të mbajtur në Ankara, ai iu referua sërish ishullit Kastellorizos , duke theksuar se është 580 kilometra nga Greqia dhe vetëm 1950 metra nga Turqia, pra është në “distanca noti” dhe se do e marrin këtë ishull.

