Telenews

Nxënësit e Maarif shkëlqejnë në gara ndërkombëtare noti

Nxënësit e Shkollave Ndërkombëtare Maarif të Kosovës, Shefki dhe Artesa Azemi, kanë arritur suksese të jashtëzakonshme në sportin e notit, duke treguar talent dhe përkushtim të jashtëzakonshëm në çdo garë ku kanë marrë pjesë. Që në moshë të vogël, ata kanë shfaqur disiplinë dhe pasion për këtë sport, duke marrë pjesë dhe duke fituar çmime të rëndësishme në gara kombëtare dhe ndërkombëtare.


Së fundmi, Artesa Azemi ka shkëlqyer në Dubai Open Swimming Championship, duke fituar medalje dhe duke arritur këto rezultate të jashtëzakonshme:

  • 🥈 50m Stili i Lirë – Finaliste (⏱️ 29.60)
  • 🥉 50m Flutur – Vendi i 3-të (⏱️ 31.62)
  • 🥉 100m Stili i Lirë – Vendi i 3-të (⏱️ 1:05.78)
  • 🏆 50m Flutur – E renditur e para në klasifikimin kombëtar dhe finaliste në top 3.

Përveç suksesit të Artesës, Shefki dhe Artesa Azemi kanë arritur edhe shumë vende të para, të dyta dhe të treta në gara të tjera kombëtare, duke e dëshmuar talentin e tyre të jashtëzakonshëm në këtë sport.

Familja Maarif është jashtëzakonisht krenare për arritjet e nxënësve dhe do të vazhdojë t’i mbështesë ata në çdo hap të rrugëtimit të tyre sportiv.

Ky sukses tregon jo vetëm talentin e tyre, por gjithashtu përkushtimin dhe ndihmën që ofrojnë shkollat Maarif për zhvillimin e talenteve të rinj.

Të ngajshme

Ky është Raif Aliu, 47-vjeçari që humbi jetën në Drenas

Rrezarta Ramaj

Prishtina nikoqire e konferencës ndërkombëtare për publikimin digjital të statistikave

Rrezarta Ramaj

Gucati me dedikim prekës për vajzën e tij: Pusho në dritë, do mbetesh gjithmonë brenda meje!

Rrezarta Ramaj