Telenews

“O moj Serbi”, Granit Xhaka e shijon në maksimum këngën që i dedikohet atij dhe heronjve të Kosovës

Granit Xhaka është njëri prej njerëzve më të urryer në Serbi.

Ylli shqiptar ishte njëri prej shkaktarëve kryesorë në eliminimin e Kombëtares së Serbisë në dy Kampionatet e fundit Botërorë.

Futbollisti nga Kosova e shënoi njërin nga dy golat e famshëm në Rusi, bashkë me Xherdan Shaqirin, duke i eliminuar serbët, ndërsa javë më parë ishte i jashtëzakonshëm dhe protagonisti kryesor në fitoren ndaj Serbisë, ku shënoi gol Xherdan Shaqiri.

E për këtë, Xhaka është bërë pjesë e një kënge patriotike, e publikuar në rrjetin social “Tiktok”, ku përmenden fytyrat publike, heronjtë dhe patriotët shqiptarë, përfshirë këtu edhe vetë futbollistin e Arsenalit, i cili me atë që e ka bërë përmes futbollit konsiderohet si një hero në Kosovë.

Të ngajshme

Kjo është agjenda e Kosovës para ndeshjes së madhe me Turqinë

Valjeta Turkaj

Muriqi: Kualifikimi në Botëror do të jetë si Pavarësi e dytë për Kosovën

KushtrimGuraj

Michael Oliver gjyqtar kryesor në ndeshjen Kosovë – Turqi

KushtrimGuraj