Oda Ekonomike Amerikane, ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me mundësinë e tërheqjes së kursimeve pensionale.
Përmes një komunikate për media, OEK, ka bërë të ditur se ata janë kundër idesë për një gjë të tillë.
“Oda Amerikane beson fuqishëm që masat e tilla janë në kundërshtim me qëllimin për të cilin fondi i kursimeve pensionale ekziston dhe që masa do të kishte përfitime afatshkurta socio-ekonomike”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, nëse preken kursimet pensionale do ta rrezikonte mirëqenien e jetës së qytetarëve pas pensionimit të tyre.
OEK, i ka bërë thirrje Qeverisë, që t’i rishikojë politikat tatimore për produktet esenciale
“Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i bënë thirrje Qeverisë që të konsiderojë rishikimin e politikave tatimore për produktet esenciale ashtu që ta bëjë të përballueshme situatën aktuale të çmimeve të ngritura për qytetarët e Kosovës, e veçanërisht atyre me nivel më të kufizuar të të ardhurave”, thuhet në njoftimin e OEK-së.
Kundër tërheqjes së Trustit ka dalë edhe Qeveria e Kosovës.
Po ashtu, Fondi i Kursimeve Pensionale, nuk e kishte rekomanduar tërheqjen e mjeteve nga ky institucion duke thënë se ky është hapi i fundit që duhet të merret dhe atë vetëm në situata emergjente.
Partitë opozitare si PDK, LDK e AAK, janë pro tërheqjes eventuale të një pjese të kursimeve pensionale.