Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, ka qenë së fundmi në rolin e opinionistit në “Përputhen”.
Ai sa ishte brenda shtëpisë ka sulmuar disa nga konkurrentët, të cilët ishin pjesë e këtij emisioni.
I njëjti i është përgjigjur disa prej pyetjeve të publikut, ku në një prej mesazheve thuhej: “Burri që është burrë nuk lëpin aty ku pështyn”.
Artisti shkodran ka dhënë edhe një herë mendimin e tij dhe se përse i është referuar në këtë mënyrë.
“Më vjen keq vetëm për diçka. Unë e kam thënë dhe ri-thënë, nga data 24 dhjetor që unë kam shkelur në atë shtëpi unë kam thënë, do të luaj, do luaj fort, në mënyrat që ndoshta nuk i kanë parë ndonjëherë dhe do të bëjë çmos që të fitoj”, u shpreh ai.
Këngëtari tutje theksoi: “Nëse të gjithë donin të fitonin, unë e kisha atë moton që më duhet ta fitoj dhe kam luajtur shumë, nuk jam krenar për shumë gjëra që kam bërë aty brenda e di që kam mërzitur shumë njerëz. Kam mërzitur edhe prindër të konkurrentëve, familjarë të tyre dhe për këtë koment i referohet pikërisht asaj, komentet në lidhje me Përputhen”.
Krejt në fund, Luizi shtoi se do ta bënte sërish nëse do të ishte në favor të tij.
“Unë prapë e them, prapë nëse do të futem në Big Brother nëse do të kem konkurrente, e shoh një moment që mua më leverdis prapë do ia përmendi. Do mundohem që ta vë në siklet duke ia përmendur Përputhen ose situatat në të cilat ka kaluar”.