Telenews

Oferta të reja nga Italia dhe Turqia, Lumbardh Dellova e lë Arabinë Saudite si opsion rezervë

oferta-te-reja-nga-italia-dhe-turqia,-lumbardh-dellova-e-le-arabine-saudite-si-opsion-rezerve

Oferta të reja nga Italia dhe Turqia, Lumbardh Dellova e lë Arabinë Saudite si opsion rezervë

Qendërmbrojtësi i CSKA-së, Lumbardh Dellova, është gjithnjë e më pranë një transferimi jashtë Bullgarisë, pasi shumë klube janë vënë pas tij.

Ylli kosovar sipas mediumit bullgar, Football24.bg, se ka disa oferta konkrete, përfshirë një serioze nga një klub italian, por emri i tij nuk është bërë i ditur.

Oferta kanë mbërritur edhe nga Turqia dhe Arabia Saudite, por opsioni i fundit mbetet një opsion rezervë për lojtarin, i cili nuk është veçanërisht entuziast për të vazhduar karrierën e tij në rajon në këtë moshë.

Klauzola e lirimit të Dellovës nga CSKA Sofja është 950,000 euro dhe pritet të aktivizohet së shpejti.

Pikërisht për shkak të shitjes së tij të mundshme, drejtuesit e CSKA-së po punojnë shumë për të tërhequr një mbrojtës të ri qendror.

Dellova humbi stërvitjen me “Reds” për shkak të negociatave për të ardhmen e tij, por më vonë rifilloi stërvitjen, edhe pse kishte refuzuar dy oferta nga klubi bullgar për një kontratë të re.

Të ngajshme

Nuk ia falin eliminimin nga Dinamo City, ultrasit e Hajdukut sulmojnë me fishekzjarrë lojtarët e tyre

KushtrimGuraj

Lille i vendos çmim Zhegrovës, shifër e përballueshme për Juventusin

Valjeta Turkaj

Arsenali refuzon ofertën e çmendur të shkëmbimit të Real Madridit për Saliban

Valjeta Turkaj