Telenews

Ofroi 320 mijë euro për vrasje të trefishtë, gjykata e dënon me 4 vjet e 4 muaj burg

Manojl Gjidoda është dënuar me katër vjet e katër muaj burg nga Gjykata Themelore në Gjakovë, lidhur me akuzën për kryerjen e veprës penale “Shtytje në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë të mbetur në tentativë”.

Sipas Betimit për Drejtësi, Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Gjidoda u shpall sot nga kreu i trupit gjykues, gjykatësi Ilir Rashkaj, përcjell Telenews.al.

Gjidoda akuzohej se nga fundi i muajit janar dhe fillimi i muajit shkurt 2020 në Gjakovë, kishte tentuar që të shtytë Lekë Markun, që të kryejë vrasje të trefishtë, duke i premtuar 320 mijë euro në këmbim..

Në dënimin e shqiptar do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

“Sipas aktakuzës, i akuzuari fillimisht e thërret kinse për të biseduar rreth shitblerjes së një banese në Gjakovë, më pas takohet në lokalin “Scorpion”, ndërsa të nesërmen në parkingun e restorantit “Metropol” në Gjakovë, ku me veturë të Lekës shkojnë tek Liqeni i Radoniqit dhe aty bisedohet për kryerjen e tri vrasjeve, dhe atë për vrasjen e Brahim Shalës do të jepet shuma prej 20 mijë euro, për vrasjen e Gjelbrin Gjoshit shuma prej 200 mijë euro, dhe për vrasjen e djalit të Brahimit që gjendet në vuajtje të dënimit, Qëndrimit shumën prej 100 mijë euro”.

Të ngajshme

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj

19-vjeçari gjendet pa shenja jete në Nikaj të Kaçanikut, policia nis hetimet

Rrezarta Ramaj

Dy orë prej kur filloi, ende po vijon takimi Kurti-Hamza

Rrezarta Ramaj