Telenews

Olsi Bylyku prek ndjekësit me postimin e fundit

Aktori dhe moderatori i njohur Olsi Bylyku ka ndarë në rrjetet sociale një kujtim të veçantë nga vizita e tij e parë në Amerikë, duke e shoqëruar me një foto të bërë në Times Square, New York.

Në një postim të gjatë dhe emocional, Olsi tregon se gjatë atij udhëtimi kishte me vete vetëm 600 dollarë, nga të cilat një pjesë i shpenzoi për dhurata për familjen – një fustan për nënën, parfum për babain dhe një bluzë për motrën – duke i mbetur në xhep vetëm 50 dollarë. Me atë bluzë të thjeshtë u shkrep edhe fotografia që ai ndau me ndjekësit.

 

 

Showbiz“Me 50 dollarë në xhep”, Olsi Bylyku kujton fillimet e karrierës dhe udhëtimin e parë në Amerikë 4 Tetor, 2025 | 7:10 amAktori dhe moderatori i njohur Olsi Bylyku ka ndarë në rrjetet sociale një kujtim të veçantë nga vizita e tij e parë në Amerikë, duke e shoqëruar me një foto të bërë në Times Square, New York.Në një postim të gjatë dhe emocional, Olsi tregon se gjatë atij udhëtimi kishte me vete vetëm 600 dollarë, nga të cilat një pjesë i shpenzoi për dhurata për familjen – një fustan për nënën, parfum për babain dhe një bluzë për motrën – duke i mbetur në xhep vetëm 50 dollarë. Me atë bluzë të thjeshtë u shkrep edhe fotografia që ai ndau me ndjekësit.Ai përshkruan emocionet e asaj kohe, lodhjen nga ndryshimi i orarit, befasitë e udhëtimit dhe sukseset e para që po i vinin papritur.
Megjithatë, mes gjithë “befasive”, Bylyku nënvizon se ajo që e mbajti të fortë ishte shpirti i tij i pastër dhe forca për ta ruajtur atë.Sa herë shoh këtë foto, më vijnë shumë kujtime, por gjithashtu ndjej dhe një lloj plogështie që deri diku më ngulfat e më prek…
Në këtë periudhë kisha vetëm këtë bidonin e ujit në dorë dhe shpirtin, i ardhur nga një familje e paqët, i pa djallëzuar dhe akoma i befasuar nga gjithçka që kishte ndodhur prej 12 muajsh me jetën time…
Fama, suksesi në televizion, dhe sikur mos të mjaftonin të gjitha këto befasitë, po atë vit vizitova Amerikën, MADJE edhe po paguhesha (që në një moment fillova duke menduar që ndoshta ka diçka që nuk shkon, se s’ka mundësi).

Të ngajshme

Maratonë pa rezultate konkrete, legjislatura e nëntë shpenzoi 750 minuta punë në 63 seanca

KushtrimGuraj

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku në pritje të ëmbël, zbulohet edhe gjinia e foshnjës

KushtrimGuraj

Olta Gixhari shkëlqen në paraqitjen e mbrëmshme gjatë spektaklit të BBVK

KushtrimGuraj