Telenews

Olta Gixhari: Luizi e ka pasur ëndërr të luante me mua

Emisioni “Më lër të flas” nisi sonte (e premte) me një lidhje live nga Korça, aty ka janë duke u bërë xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”.

Romeo dhe Donald Veshaj kanë ndërprerë për pak xhirimet, ku në tavolinë janë parë bashkë protagonistët: Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.

Bashkë me ta shfaqen edhe aktorë të tjerë: Zamira Kita dhe Ndriçim Xhepa.

Teksa po flisnin me vëllezërit Veshaj, Olta tha me shaka se është realizuar ëndrra e Luizit që të luajnë bashkë.

“Është realizuar ëndrra e Luizit që të luajmë bashkë”, u shpreh aktorja shqiptare.

Kjo pasi ata të dy kanë qenë ndër rivalët më të mëdhenj në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

“Në kuadër të dashurisë” theksojmë që shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Në film janë të përfshirë edhe Sara Kolami, Luan Jaha, Ylber Bardhi, Megi Pojani, Olta Daku etj.

Të ngajshme

Fejohet Taylor Swift, ajo dhe partneri Travis Kelce po i japin fund beqarisë

KushtrimGuraj

Deputetja më e re e Kuvendit, Sala Jashari ndanë imazhet nga ceremonia magjike e martesës

KushtrimGuraj

Cillian Murphy merr një vit pushim: “Nuk kam luajtur në asgjë të mirë për një kohë të gjatë”

KushtrimGuraj