Telenews

Mrekulli në Kazakistan: Kairat eliminon Celticun dhe hyn në Ligën e Kampionëve për herë të parë

mrekulli-ne-kazakistan:-kairat-eliminon-celticun-dhe-hyn-ne-ligen-e-kampioneve-per-here-te-pare

Mrekulli në Kazakistan: Kairat eliminon Celticun dhe hyn në Ligën e Kampionëve për herë të parë

Kampioni kazak, Kairat Almaty, bëri historinë e klubit duke u kualifikuar për në Ligën e Kampionëve, pasi eliminoi Celtic në play-off në dy ndeshjet.

Kazakët nuk u frikësuan nga Celticu i famshëm dhe i favorizuar. Ata fillimisht arritën një barazim 0-0 jashtë fushe në Skoci, dhe nuk pati gola në ndeshjen e kthimit.

Pasuan koha shtesë dhe 30 minuta shtesë, po ashtu nuk pati as gola. Në total, ndeshja dyshe zgjati 210 minuta në lojë aktive, por nuk pamë gol, por kjo është më pak e rëndësishme për të dyja ekipet.

Ajo që është e rëndësishme është se Kairat mundi Celtic 3-2 me një performancë mbresëlënëse në gjuajtjet e penalltive dhe në fund kaloi tutje.

Për Kairat, kjo është pjesëmarrja e parë në Ligën e Kampionëve në histori, por jo e para për futbollin kazak, pasi Astana më parë ka marrë pjesë në garën më elitare të futbollit në Evropë.

Të ngajshme

Olise në telashe pas Botërorit? Një produkt i ligjshëm jashtë Francës mund t’i hapë probleme ligjore

KushtrimGuraj

Torres befason para Botërorit: Messin e lë jashtë dhe zgjedh Julian Alvarezin si më të mirin në botë

KushtrimGuraj

LeBron James ka oferta të ndryshme pas largimit me Los Angeles Lakers

Yllka Gashi