Telenews

Operacion policor në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Pesë persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni policor që po zhvillohet lidhur me hetimet për krime lufte në rastin e njohur si “Reçaku II”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aksioni po realizohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Gjatë operacionit janë ekzekutuar urdhër-kontrolle në disa lokacione, ndërsa si rezultat janë arrestuar pesë persona.

Autoritetet kanë bërë të ditur se detaje shtesë për operacionin do të prezantohen në një konferencë për media, e cila do të mbahet nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës.

Rasti “Reçaku II” lidhet me hetime për krime lufte, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk kanë dhënë ende informacione të hollësishme për identitetin e të arrestuarve apo veprat konkrete për të cilat dyshohen.

Më shumë detaje pritet të bëhen publike pas konferencës së paralajmëruar nga autoritetet.

Të ngajshme

Sërish protestë nesër, kërkohet drejtësi për të gjitha gratë e vrara –

KushtrimGuraj

Aleanca kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Përgjegjësia duhet të nisë nga lart –

KushtrimGuraj

“Jepni dorëheqje”, protestuesit kërkojnë llogaridhënie para Ministrisë së Drejtësisë

Rrezarta Ramaj