Telenews

Opozita kërkon që në seancë të diskutohet për “Trepçën” e Policinë, VV-ja kundër

 

 

Partitë opozitare kanë kërkuar që në rend dite të futet një Rezolutë ku Kuvendi i Kosovës, do të diskutojë për gjendjen në ndërmarrjen “Trepça”.

Propozimin e ka bërë shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se gjendja e rënduar në këtë ndërmarrje duhet të kërkojë vëmendje institucionale.

LEXO EDHE KETE

Përshkallëzohet situata në Kuvendin e Shqipërisë

Me këtë propozim u pajtua edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, tha se kërkesat e tyre të plotësohen dhe t’u dalin pagat minatorëve.

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar që krahas minatorëve të diskutohet edhe për zyrtarët policor.

“GP i AAK e mbështet dhe është urgjente të trajtohet çështja e minatorëve dhe është e rëndësishme të trajtohen me urgjencë edhe çështja e policisë. Nëse vazhdon ky zinxhir i këtyre protestave, atëherë do të jetë shumë problem”.

Ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka dalë kundër këtij propozimi, duke thënë se seanca duhet të vazhdojë me rendin e ditës./Telenews/

Të ngajshme

Vdes një këmbësor pasi u godit nga vetura në Bresje të Fushë Kosovës

Rrezarta Ramaj

Lajmet për ndarje nga Mirlind Daku, Vesa Vllasaliu tregon se çka ndodhi

Rrezarta Ramaj

Shpërthen Instagrami, Alba provokon me fustan transparent

Rrezarta Ramaj