Telenews

Osmani arrin për vizitë pune në Riad, pritet me nderime ushtarake

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka arritur në Riad të Arabisë Saudite, me ftesë të Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, për të marrë pjesë në Future Investment Initiative (FII).

Në njoftimin e presidencës bëhet e ditur se Osmani është pritur  me nderime ushtarake.

“Ky forum, i njohur si një nga ngjarjet më prestigjioze globale për investime dhe inovacion, mbledh udhëheqës botërorë, drejtues të korporatave më të mëdha ndërkombëtare, investitorë, dhe ekspertë të teknologjisë e politikave publike, për të diskutuar idetë dhe strategjitë që do të formësojnë ekonominë dhe shoqëritë e së ardhmes”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Të ngajshme

Ndryshime në tregjet e kriptomonedhave, ja sa shitet Bitcoin

Yllka Gashi

Prebreza liron nga detyra drejtorin e arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Yllka Gashi

Kurti thirrje opozitës: Ta zgjedhim presidentin, e pafalshme të shkojmë sërish në zgjedhje

Yllka Gashi