Telenews

Osmani bashkë me ambasadorë aleatë sot bën homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorë të akredituar të shteteve aleate sot do të bëjë homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës.

Kështu bëri të ditur zyra e presidencës përmes një komunikate.

Ky homazh bëhet në kuadër të 25-vjetorit të fillimit të intervenimit të NATO-s në Kosovë.

“Në orën 09:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorë të akredituar të shteteve aleate do të bëj homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës, në 25 vjetorin e fillimit të intervenimit të NATO-s”, thuhet në komunikatë.

Të ngajshme

Hamiti i reagon Kurtit: Kosova nën sanksione, qenka storie suksesi – çfarë propagande

KushtrimGuraj

Zhduket një 15-vjeçare në Prishtinë, babai i saj e raporton në Polici

KushtrimGuraj

Gjilani drejt balotazhit: Hyseni nuk e kalon pragun 50%+1 edhe pas votave me postë

KushtrimGuraj