Telenews

Osmani: Detyrimi im është të bëj çmos të evitohen zgjedhjet, edhe pak ditë sqarohen të gjitha

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po deklarohet pas takimit me liderët partiakë, afër një javë pasi Kuvendi i Kosovës nuk e votoi kabinetin qeveritar të prezantuar nga mandatari Albin Kurti.

“Fat i keq për Kosovën, që partitë politike nuk kanë arritur të konsolidojnë të gjitha institucionet, përfshirë Qeverinë. Bashkë me kohën, kemi humbur shumë mundësi për vendin tonë. Aktgjykimet  Kushtetueses thonë që presidentja duhet të bëjë çmos t’i evitojë zgjedhjet. Detyrimi i presidentes ësjtë që të bëjë çmos t’i evitojë zgjedhjet. Do të iu lusim për pak durim edhe pak ditë, derisa të sqarohen të gjitha rrethanat për caktimin e mandatarit të dytë”.

Krerët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, të cilët iu drejtuan mediave paraprakisht, kërkuan zgjedhjeve të reja, pasi sipas tyre nuk ka shumicë parlamentare.

Të ngajshme

Osmani takon kryesuesin e KQZ-së, Radoniqi, diskutuan për përgatitjet e balotazhit më 9 nëntor

KushtrimGuraj

Për pesë vjet mbi 21 mijë nxënës më pak në shkolla

KushtrimGuraj

SPAK ngre aktakuzë ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë

KushtrimGuraj