Telenews

Osmani e Kurti me ministra morën pjesë në pritjen lamtumirëse të ambasadorit Hovenier

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë sonte në pritjen lamtumirëse të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, që u mbajt në ambientet e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Në adresimin e tij, kryeministri Kurti u shpreh se në këto gati tre vjet sa ka shërbyer z. Hovenier si ambasador në Kosovë, marrëdhëniet e veçanta të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë rritur në një numër rrafshesh – nga rritja e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe inteligjencës, te mbështetja për zgjerimin e kapaciteteve energjetike të Kosovës, e te vlerësimi i parë kreditor i Kosovës. Në të gjitha këto fusha, por jo vetëm, kryeministri tha se puna dhe dedikimi i ambasadorit Hovenier kanë qenë qenësore në progresin tonë.

“Koha e juaj në Kosovë është definuar jo vetëm nga profesionalizmi dhe integriteti i juaj, por edhe nga humanizmi dhe mbështetja e juaj e palëkundur për popullin tonë”, u shpreh kryeministri.

Ai tha se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë një marrëdhënie të jashtëzakonshme dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri ynë kryesor, një aleat i besueshëm dhe një mik i veçantë. Duke shtuar se miqësia jonë nuk është një miqësi e thjeshtë, njëdimesionale – por më tepër “3D” e bazuar në diplomacy (Diplomacy), zhvillim (Development) dhe mbrojtje (Defense).

Kryeministri ngrehu dolli për ambasadorin Hovenier, duke e quajtur atë një njeri të shquar, mik besnik të Kosovës dhe që do ketë gjithmonë vend në zemrat tona.

“Ambasador, dijeni që Kosova do jetë gjithmonë shtëpia juaj. Ne do të jemi këtu për t’ju mirëpritur – si një mik i dashur i yni”, tha kryeministri.

Të ngajshme

Tre të lënduar pas një aksidenti te rrethi i Spitalit

Valjeta Turkaj

Osmani uron kryeministren e re të Japonisë: Mezi presim të punojmë bashkë për të forcuar bashkëpunimin tonë

Valjeta Turkaj

Deputeti i AAK-së ia mbyllë derën Kurtit: Me asnjë çmim nuk përfshihemi në një Qeveri me të

Erzana Fazliu