Telenews

Osmani e Kurti nisen drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Ata do të marrin pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës, kështu ka bërë të ditur Zyra e presidentes.

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar në fund të qershorit Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh. Marrëveshja ka të bëjë me projektet për energjinë.

Sipas njoftimit të mëhershëm të Qeverisë, programi do të përfshijë tri projekte: 1. Rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet 170 MË, që ofrojnë rezervë 340 MWh), 2. Zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë, dhe 3. Projekti i Institucionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim.

Projekti i parë konsiston në blerjen dhe instalimin e baterive me kapacitet të lartë, që shërbejnë si rezerva të energjisë.

“Gjatë qëndrimit në Uashington, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti do të zhvillojnë edhe takime të tjera bilaterale”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Të ngajshme

PISA 2025, Shqipëria në krye të rajonit, Rama: Dëftesë e jashtëzakonshme

Rrezarta Ramaj

Shpërthim në një pikë karburanti në Tiranë, tre të lënduar

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 9 shtator

Rrezarta Ramaj