Telenews

Osmani e sigurt që me pasuesen e Borrellit do të kthehet barazia në dialog: Duhet të presim disa muaj

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se nuk mund të ëndërrohen rezultate të prekshme nga dialogu me Serbinë, pa një “barazi” mes palëve.

Në një diskutim në konferencën Globsec të shtunën në Pragë, ajo u shpreh e sigurt se me ardhjen e Kaja Kallas në detyrën e shefes së diplomacisë së Bashkimit Evropian “barazia do të kthehet në tryezë”.

“Në BE thonë se Kosova duhet t’i zbatojë në mënyrë të njëanshme detyrimet e saj. Tani besoj fuqimisht se jemi në një situatë ku duhet ta rikthejmë barazinë në tryezë. Nëse palët trajtohen në baza të barabarta, atëherë mund të kemi sukses dhe jemi shumë të sigurt se me ndryshimet në Bashkimin Evropian, me ndryshimet e reja, Përfaqësuesen e Lartë që vjen se barazia do të kthehet në tryezë si parakusht për sukses. Pra, ne kemi besim dhe shpresojmë, por do të duhet të presim disa muaj që ato suksese të shihen besoj”, tha Osmani.

“Kur nuk keni barazi si baza e çdo procesi negociues, askush nuk duhet të ëndërrojë për rezultate të prekshme që mund të zbatohen edhe në terren”, shtoi ajo.

Osmani tha se tavolina është përmbysur.

Këtë pjesë ajo e shpërndau në X, duke shkruar: “Në negociata, tavolina duhet të jetë e nivelizuar. Tani për tani, tryeza në dialogun Kosovë-Serbi është rrokullisur në kokë”.

“Është koha që barazia të kthehet në tryezë. Ky është parakushti i suksesit”.

Të ngajshme

Paga mesatare në Shqipëri arrin në 87 mijë lekë, rritet numri i punonjësve që paguhen mbi 120 mijë lekë në muaj

Rrezarta Ramaj

Pas daljes nga Big Brother, Alesio ‘godet’ me deklaratën: Brikena kishte pëlqim për mua

Rrezarta Ramaj

Suspendohet zyrtari i Qendrës Korrektuese në Dubravë, dyshohet se plagosi një person

Valjeta Turkaj