Telenews

Osmani: Kosova është frymë, shpirt dhe mision i përhershëm

Në ceremoninë e parakalimit të trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani u shpreh se sot jemi këtu falë luftës dhe sakrificës sonë.

“Jemi këtu sepse qëndruam e rezistuam, sepse luftuam e sakrifikuam e nuk u përkulëm kurrë para dhunës, para padrejtësisë e mizorive. Jemi këtu sot sepse ia dolëm të ringritemi, ta ndërtojmë e ta forcojmë shtetin tonë dhe falë ushtrisë e policisë që sot parakalojnë para qytetarëve arritëm ta mbrojmë çdo pëllëmbë të shtetit tonë”, tha Osmani.

Komandantja supreme tutje shtoi se historia jonë nuk do të ishte e njëjtë pa mbështetjen e aleatëve tanë.

“Falënderim i përjetshëm për SHBA-në, NATO-n e shtetet evropiane”, tha Osmani.

Presidentja u shpreh se liria jonë është e shenjtë dhe mbrojtja e sajë është detyrë e përhershme.

“Kosova nuk është vetëm një copë toke, është frymë, shpirt dhe mision i përhershëm. Nuk është vetëm një shtet me histori, por simbol i dinjitetit dhe sakrificë të pashembullt për liri. Kushdo që guxon ta vejë në dyshim këtë realitet, le ta dëgjojë zërin e popullit të Kosovës sot, Kosova është dhe mbetet atdheu ynë i përjetshëm”, tha Osmani.

 

 

Të ngajshme

13 vjet nga Marrëveshja e Brukselit, moment kyç në dialogun Kosovë–Serbi

KushtrimGuraj

Sot akademi përkujtimore për Betejën e Koshares dhe heroin Sali Çekaj

KushtrimGuraj

Selina me fjalë të ndjera për DJ Gimbon në natën finale

Blearta