Telenews

Osmani kthehet në Kosovë, pret në takim ambasadorin francez

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas kthimit nga Gjermania, ka pritur sot në zyrën e saj, ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliveir Guerot.

Siç njofton Zyra për Media e Presidencës, Osmani dhe Guerot kanë biseduar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në Kosovë, për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Francës në fushatë të ndryshme të interesit të përbashkët si dhe për prezencën e Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në vend, për bashkëpunimin bilateral në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët në mes të Kosovës dhe Francës, si dhe prezencën e Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë”, thuhet në komunikatë.

Të ngajshme

Nesër i jepet lamtumira e fundit Arlindës – gruas që kërkoi mbrojtje, por u vra mizorisht nga kunati në Pejë –

KushtrimGuraj

Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për konflikt mes familjeve Zyberi dhe Vishaj – një person ndalohet për 24 orë –

KushtrimGuraj

Kurti me dy propozime pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Rishikim urgjent i rasteve me rrezik të lartë dhe raport brenda 72 orëve –

KushtrimGuraj