Telenews

Osmani: Kurban Bajrami le të shërbejë si moment reflektimi për tolerancë e solidaritet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka uruar Bajramin e Vogël të gjithë besimtarëve myslimanë.

Përmes rrjetit social Facebook, Osmani uron që Kurban Bajrami të sjellë reflektim në shoqëri për tolerancë e solidaritet.

“Le të shërbejë Kurban Bajrami si moment reflektimi për tolerancë, mirëkuptim e solidaritet. Festa e Kurban Bajramit sjelltë në familjet tuaja paqe, lumturi e begati!”, ka shkruar e para e shtetit.

Theksojmë se festën e Kurban Bajramit e ka uruar edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

Kjo festë, kremtohet pas kryerjes së Haxhit, pelegrinazhit të përvjetshëm në Mekë.

Kurban Bajrami, është një prej dy festave më të rëndësishme për myslimanët.

Falja e namazit të Kurban Bajramit është bërë në ora 05:43.

Të ngajshme

U aksidentua më 14 gusht, i riu vdes në QKUK

Rrezarta Ramaj

Vdes tragjikisht në aksident trafiku një kosovar në Finlandë

Rrezarta Ramaj

Bebe Rexha dhuron spektakël në New York

Yllka Gashi