Telenews

Osmani pret në takim komandantin e KFOR-it

Presidentja, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, me ç’rast Komandanti ka prezantuar vlerësimet e situatës së sigurisë në vend nga ana e KFOR-it, si dhe e ka njoftuar Presidenten Osmani për veprimet që po ndërmerren në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.

Osmani e ka falënderuar komandantin e KFOR-it për angazhimin e tij personal, si dhe të gjithë ushtarët e KFOR-it për mirëmbajtjen e paqes dhe të sigurisë në vend.

Gjithashtu gjatë së premtes, Osmani e ka pritur në takim edhe ambasadorin italian, Antonelle De Riu.

source

Të ngajshme

Nesër i jepet lamtumira e fundit Arlindës – gruas që kërkoi mbrojtje, por u vra mizorisht nga kunati në Pejë –

KushtrimGuraj

Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për konflikt mes familjeve Zyberi dhe Vishaj – një person ndalohet për 24 orë –

KushtrimGuraj

Kurti me dy propozime pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Rishikim urgjent i rasteve me rrezik të lartë dhe raport brenda 72 orëve –

KushtrimGuraj