Telenews

Osmani: Shpejt pritet të ketë njohje të reja

 

 

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se që shpejti pritet që disa shtete të marrin vendim për njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Osmani tha se përveç shumë kontakteve me shtete jonjohëse, është arritur që të rikonfirmohet nga gati të gjitha shtetet që gjoja u deklaruan për gjoja çnjohje.

“Në fakt ky vit ka nisur me një sërë lajmesh të mira për Kosovën, nga heqja e regjimit të vizave me BE e deri te konfirmimi nga Departamenti i Shtetit të kërkesës së Kosovës për blerje të sistemeve të armëve mbrojtëse. Për shumë punë që bëjmë intenzivisht, rezultatet shihen tek më vonë. Por, përveç shumë kontakteve me shtete jonjohëse, kemi arritur suksesshëm të rikonfirmojmë gati të gjitha shtetet që u patën deklaruar për gjoja çnjohje, e të ndërtojmë aleanca të reja me shtetet që së shpejti pritet marrin vendimin për njohje”, tha Osmani.

E para e shtetit foli edhe për masat e BE-së ndaj Kosovës, ku tha se shumica e liderëve të BE-së që i ka takuar, janë në favor të heqjes së këtyre masave.

“Më duhet ta përmend që shumica e liderëve të BE-së që kam takuar tashmë janë në favor të heqjes së masave. Në anën tjetër, arsyet për të cilat janë vendosur masat, sado të padrejta, më nuk ekzistojnë. Kosova ka marrë të gjitha masat për deeskalim të situatës dhe janë krijuar kushtet për zgjedhje të reja në komunat në veri, ndaj BE-ja duhet t’i heq ato masa urgjentisht”, tha Osmani.

Të ngajshme

Osmani e ka përgëzuar USAID’in për miqësinë e palëkundur për Kosovën

KushtrimGuraj

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu

Të shtënat me armë në Prishtinë: Identifikohen dy të dyshuar, njëri arrestohet

Erzana Fazliu