Telenews

Osmani: Sot një vit, Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë se liria s’ka çmim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar heroin Afrim Bunjaku, në njëvjetorin e rënies së tij.

Osmani ka shkruar se Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm dhe siç tha ajo, se liria nuk ka çmim.

“Sot një vit, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm”.

“Se liria nuk ka çmim. Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm! Sot e përgjithmonë”, ka shkruar Osmani.

Të ngajshme

Startech24.com – Teknologjia dhe produktet që ju duhen, vetëm një klikim larg

Rrezarta Ramaj

Hamza: Nuk dorëzohemi, angazhohemi për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së

Rrezarta Ramaj

Familjarët të pakënaqur me dënimin prej 10 vjetësh ndaj Gjokoviqit: Ku është drejtësia?

Rrezarta Ramaj