Fokus i këtij takimi ishte puna që sipas Osmanit po bëhet për të zbatuar dakordimin e Bratisllavës, përkatësisht për zgjedhjet në veri të vendit.
“Presidentja Osmani theksoi se kërcënimet nga Serbia dhe grupet e saj kriminale ndaj policëve të Kosovës që i takojnë komuniteteve joshumicë, kanë për qëllim t’i dekurajojnë komunitetet në Kosovë nga pjesëmarrja në jetën institucionale publike. Prandaj, Presidentja Osmani ritheksoi se këto veprime duhet të dënohen nga të gjithë”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Po ashtu, bëhet e ditur se në këtë takim u fol edhe për bashkëpunimin bilateral mes Kosovës e ShBA-së dhe intensifikimit të bashkëpunimit.

