Telenews

Osmani takohet me kryeministrin e Holandës – ja çka i tha

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e Holandës, Dick Schoof.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një fotografie të postuar në llogarinë e saj në “X”, ku tregoi edhe për çfarë kanë diskutuar.

“Ne patëm një shans për të diskutuar mbi samitin e ardhshëm BE – Ballkani Perëndimor dhe rrugën tonë të integrimit evropian. Kosova vlerëson marrëdhëniet e saj të forta me Holandën dhe ne jemi të përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit tonë”, ka shkruar e para e vendit.

Kujtojmë se Osmani po qëndron në Francë pasi atje është bërë rihapja e katedrale ikonike Notre-Dame.

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj