Telenews

OSMANI TAKOI PELOSIN: SHBA, ALEATI E PARTNERI STRATEGJIK KRYESOR I KOSOVËS

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është pritur sot në takim nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së Nancy Pelosi me të cilën ka biseduar mbi forcimin e bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët, si dhe për mundësitë për thellim të bashkëpunimit për t’i kapërcyer sfidat e përbashkëta në rajon dhe arenën ndërkombëtare.
Osmani falënderoi Pelosi për mbështetjen e saj ndaj Kosovës për dekada me radhë, e sidomos në kohën kur Kosova kishte më së shumti nevojë përgjatë procesit të arritjes së lirisë e shtetësisë.
Ajo theksoi se SHBA janë aleati dhe partneri më strategjik i Kosovës dhe e njoftoi Pelosi për rreshtimin e qartë të Kosovës me politikat amerikane, në veçanti sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë dhe mbështetjes ndaj Ukrainës.
Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për përkushtimin e vazhdueshëm të kryetares Pelosi për t’i përafruar tutje dy vendet tona edhe sot kur kontinenti ynë po ballafaqohet me një kohë sfiduese dhe kur vlerat tona të përbashkëta demokratike dhe paqedashëse janë nën kërcënim.
Ajo po ashtu potencoi rëndësinë e avancimit të rrugës euro-atlantike të Kosovës, tani që sfidat e sigurisë të krijuara nga regjimet autokratike janë gjithnjë e në rritje.
Në fund të takimit, presidentja Osmani ftoi kryetaren Pelosi që ta vizitojë Kosovën, duke e vlerësuar se një vizitë e tillë do kontribuonte edhe më tej në avancimin e raporteve të shkëlqyeshme e të veçanta ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Të ngajshme

Hoti thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje: Koalicioni Kurti-Osmani mashtroi për dialogun

Donat Hashani

Abdixhiku tallet me Kurtin, thotë se sikur Vali Corleones edhe Kurti nuk po i thuhet puna e mbarë

Donat Hashani

Sllovakia i dërgon Ukrainës katër avionë ushtarakë

Donat Hashani