Telenews

Osmani takon ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë të shteteve të Kuintit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, këtë të martë ka takuar ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë të shteteve të Kuintit.
Osmani ka pritur në takime të ndara ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu, ambasadoren e Francës Marie-Christine Butel dhe të ngarkuarit me punë të ambasadës së Britanisë së Madhe Jacob Webber dhe të Gjermanisë Jan-Axel Voss, njofton Klankosova.tv.
Në një njoftim nga Zyra e Presidentes thuhet se Presidentja Osmani me ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë të shteteve të Kuintit ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe kontinentin evropian, me theks të veçantë në koordinimin në politikën e jashtme.

Të ngajshme

Gjykata pranon si provë videon ku Kreshnik Mehmetaj shihet duke shtënë me armë

Yllka Gashi

Ky është çifti që humbi jetën në aksidentin në Durrës, në mesin e viktimave edhe një 15-vjeçar

Yllka Gashi

400 mijë euro në pritje, Shërbimi Korrektues anulon tenderin për automjete

Yllka Gashi