Telenews

OSMANI UDHËTON PËR VIZITË ZYRTARE NË KOSTA RIKË

Presidentja Vjosa Osmani është nisur për vizitë zyrtare në Kosta Rika.
Ajo do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të zgjedhur të këtij shteti, Rodrigo Chaves.
“Gjatë vizitës në San José, Presidentja do të takojë udhëheqësit shtetëror të Kosta Rikës, Presidentin e zgjedhur Chaves si dhe do të realizojë takime bilaterale me krerë të shteteve tjera”, thuhet në kumtesë.
Sipas Presidencës së Kosovës, këto vizita po bëhen për të promovuar potencialin ekonomik të Kosovës, për të thelluar marrëdhëniet miqësore me shtetet mike në Amerikën Latine, si dhe për të rritur mbështetjen për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Të ngajshme

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Rrezarta Ramaj

Austria ndan nga 500 euro për çdo fëmijë të lindur nga viti 2027 –

KushtrimGuraj

Kriza e financimit detyron OKB-në të ndërpresë ndihmat për 500 mijë njerëz në Gaza –

KushtrimGuraj