Telenews

Osmani uron presidenten e re të Maqedonisë së V.: Mezi pres të punojmë së bashku

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar për fitoren presidenten e re të zgjedhur të Maqedonisë së Veriut.

Në një postim në llogarinë e saj në “X”, Osmani ka thënë se mezi pret të punojë me presidenten e re të zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova.

Ajo ka theksuar se Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë një angazhim të fortë për integrimin euroatlantik.

“Urime për fitoren e saj zgjedhore në Maqedoninë e Veriut dhe për t’u bërë presidentja e parë grua e vendit. Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë një angazhim të fortë për integrimin euroatlantik. Mezi pres të punoj me presidenten e zgjedhur për të arritur këtë qëllim të përbashkët dhe për t’i thelluar më tej marrëdhëniet”, shkroi ajo.

 

Silanovska-Davkova, më 8 maj, fitoi zgjedhjet presidenciale kundër presidentit të deritanishëm, Stevo Pendarovski.

Ajo u bë gruaja e parë që zgjidhet presidente në Maqedoni të Veriut.


source

Të ngajshme

Tahiri: Po punojmë që të shpërndahet Kuvendi, zgjedhjet më 30 qershor ose 7 korrik

Donat Hashani

Osmani takon zëvendësndihmës sekretaren e Departamentit të Shtetit

Donat Hashani

Testi i Arritshmërisë këtë vit do të mbahet më 25 dhe 28 qershor