Telenews

Tahiri: Po punojmë që të shpërndahet Kuvendi, zgjedhjet më 30 qershor ose 7 korrik

 

 

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se janë në komunikim intensiv me dy partitë opozitare, LDK dhe AAK që të përkrahin mocionin për shpërndarjen e Kuvendit.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se 30 maji është data e fundit për shpërndarjen e legjislaturës së tetë, rrjedhimisht mbajtjen e zgjedhjeve në fund të muajt qershor ose fillim të korrikut.

Sipas tij, mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në vjeshtë s’ka kuptim, pasi vendi veçse hynë në kalendarin e zgjedhjeve të rregullta.

“Jemi në periudhën, afatet e fundit kohore kur duhet të procedohet me mocionin për shpërndarje të Kuendit, në mënyrë që vendi ynë t’i drejtohet kutive të votimit më 30 qershor ose 7 korrik. Duhet të kapen afatet kohore për 30 qershor ose 7 korrik”, tha Tahiri.

Të ngajshme

Anulohet tenderi, pacientët e Spitalit të Mitrovicës mbesin pa çarçafë e jastëkë

Rrezarta Ramaj

Shqiptari që i fshinte rrugët në Belgjikë fiton 168 milionë euro në lotari: Tani ka frikë për jetën e tij

Rrezarta Ramaj

Jeton Sylaj: Ndjej keqardhje për çka ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj

Rrezarta Ramaj