Telenews

Osmani vazhdon takimet në Slloveni, në fokus intensifikimi i diplomacisë parlamentare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës zyrtare në Slloveni ka zhvilluar takime të ndara me zëvendëskryetarin e Parlamentit të Sllovenisë, Danijel Kriveq dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, Alojz Kovsca.

Në takim me ta, Osmani ka folur për marrëdhëniet e shkëlqyeshme të Kosovës me Slloveninë dhe është angazhuar që ato të thellohen më tej në të gjitha sferat, me theks të veçantë në intensifikimin e diplomacisë parlamentare.

Sipas presidentes, diplomacia parlamentare është gjithmonë në shërbim të përafrimit të dy vendeve dhe thellimit të bashkëpunimit strategjik në mes tyre.

Osmani në takim me zëvendëskryetarin e Parlamentit të Sllovenisë dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, ka potencuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe përkrahjen e nevojshme nga Sllovenia në këtë drejtim.

Të ngajshme

Florin Krasniqi e quan “palaço” dhe “pa njerëzillak” Kurtin

Donat Hashani

Ajshe Gërvalla për Ramush Haradinajn: “Pas fjalëve të tij mu hap zemra”

Erzana Fazliu

Devolli Corporation: Albin Kurti shef i VV-së, jo i yni, kërcënoi mbi 15 mijë familje

Donat Hashani