Telenews

OVL-UÇK reagon ashpër: Vonesat në Hagë po thellojnë padrejtësinë dhe dëmtojnë besimin në drejtësi

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar sot përmes një komunikate për media, duke e cilësuar shtyrjen e vendimit për ish-udhëheqësit e UÇK-së në Hagë si një tjetër goditje të rëndë ndaj drejtësisë dhe të drejtave themelore të njeriut.

Në reagim thuhet se zgjatja e paraburgimit për afro gjashtë vjet pa një vendim përfundimtar nuk mund të konsiderohet procedurë e rregullt ligjore, por, sipas tyre, përbën “dënim pa aktgjykim”.

“Asnjë gjykatë e financuar në emër të demokracisë nuk mund të normalizojë një trajtim të tillë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lufta e të cilëve i hapi rrugën lirisë dhe shtetësisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Sipas OVL-UÇK-së, këto vonesa po thellojnë një padrejtësi të papranueshme dhe po dëmtojnë besueshmërinë e institucioneve që pretendojnë të mbrojnë sundimin e ligjit.

Tutje theksohet se dinjiteti i të akuzuarve, familjeve të tyre dhe i popullit që ata përfaqësuan nuk duhet të mbahet peng i shtyrjeve të vazhdueshme.

Organizata u ka bërë thirrje shteteve demokratike që financojnë dhe mbështesin këtë gjykatë që të veprojnë pa vonesë, duke kërkuar respektimin e të drejtave të të akuzuarve dhe përfundimin sa më të shpejtë të procesit gjyqësor

Të ngajshme

Nis asfaltimi i një rruge të shumëpritur në dalje të Fushë Kosovës

Rrezarta Ramaj

PDK mban mbledhjen e Kryesisë, Memli Krasniqi emërohet shef i shtabit zgjedhor

Rrezarta Ramaj

Rama udhëton për në Washington, merr pjesë në Expo AI 2026: Kosova po e zë vendin aty ku ndërtohet e ardhmja

Rrezarta Ramaj