Telenews

Pa kuorum, dështon miratimi i vendimit të Qeverisë për masat emegjente për furnizim me rrymë

Në Kuvendin e Kosovës ka dështuar miratimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për zgjatjen për një muaj të masave emergjente për furnizim me energji elektrike.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas votimit të ndodhur, ka treguar që për kanë votuar vetëm 57 deputetë, kundër s’ka pasur dhe asnjë abstenim.

Me këtë rezultat është konstatuar se s’ka kuorum për miratimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Me 23 shtator Qeveria kishte miratuar vendimin ku i kërkonte Kuvendit të Kosovës zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji edhe për një muaj.

Të ngajshme

Ndalohet importi i shpezëve dhe produkteve të tyre nga Italia

Valjeta Turkaj

Një hapësirë e re për fëmijët e Fushë Kosovës, nis ndërtimi i çerdhes moderne

Valjeta Turkaj

Osmani: FSK-ja gjithmonë gati, gjithmonë në shërbim të atdheut

Valjeta Turkaj