Telenews

Pacolli liron nga detyra u.d. së drejtorit të Agjencisë Kadastrale, Avni Ahmeti

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka njoftuar se ka liruar nga detyra të ushtruesit të detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti.

Në vend të tij, është emëruar Faik Kelmendi si ushtrues detyre në këtë pozicion.

“Ky ndryshim është pjesë e procesit të reformave dhe forcimit të kapaciteteve institucionale, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe llogaridhënies”, tha Pacolli.

Pacolli thekson se prioritet mbetet avancimi i fushës së kadastrës dhe pronës në shërbim të qytetarëve dhe shtetit.

Të ngajshme

Rasti i Arlinda Zekajt, në orën 16:00 mbahet seanca e jashtëzakonshme

Rrezarta Ramaj

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet caktimi i seancës plenare

Rrezarta Ramaj

OJQ “QIKA” paralajmëron aksion simbolik para qeverisë

Rrezarta Ramaj