Telenews

Pagesa e 100 eurove nuk ka nisur, afati i aplikimit mbyllet më 5 qershor

Procesi për përfitimin e subvencionit prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit privat është ende në fazën e aplikimit, ndërsa ekzekutimi i pagesave nuk ka nisur.

Nga Ministria e Financave kanë bërë të ditur se afati për aplikim mbetet i hapur deri më 5 qershor, prandaj aktualisht nuk ka të dhëna të sakta për numrin e përfituesve.

Në një përgjigje për Indeksonline, zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini, tha se vetëm pas përfundimit të afatit do të mund të dihet numri i saktë i aplikuesve.

“Ju njoftojmë se aplikimi është i hapur deri më 5 qershor. Vetëm pas përfundimit të afatit për aplikim mund të kemi të dhëna të sakta”, ka deklaruar Shahini.

Ndryshe, qeveria ka miratuar masën për mbështetjen e punëtorëve të sektorit privat me nga 100 euro, ndërsa pagesat pritet të ekzekutohen pas përfundimit të procesit të aplikimit dhe verifikimit të të dhënave.

Të ngajshme

Mbështetje rekord për fermerët dhe bujqësinë – Zotimet e mandatit të ri

Rrezarta Ramaj

“Gjuha shqipe nuk është privilegj”, studentët e Kosovës protestojnë në Prishtinë për të drejtat gjuhësore në RMV

Rrezarta Ramaj

Kundërshtime ndaj tarifave të reja komunale në Prishtinë: GAP dhe KLGI kërkojnë konsultim të veçantë publik

Rrezarta Ramaj