Telenews

Pagesë me para të falsifikuara në pompë derivatesh, policia nis hetimet

Një rast i dyshuar për përdorim të kartëmonedhave të falsifikuara është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 03:25 një person, duke drejtuar një veturë, ishte furnizuar me derivate në një pikë karburanti, ndërsa pagesën e kishte kryer me dy kartëmonedha në vlerë prej 50 euro secila.

Dyshohet se kartëmonedhat janë të falsifikuara dhe ato janë sekuestruar nga policia si prova materiale. .

“Raportohet se një person me veturë ishte furnizuar me derivate dhe pagesën e kishte bërë me dy kartëmonedha në vlerë nga 50 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.” thuhet në raportin  e policis së Kosovës.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente, ndërsa deri më tani nuk raportohet për të arrestuar lidhur me këtë ngjarje./Telenews.al./

Të ngajshme

Tri këshilla për një lidhje të gjatë

Erzana Fazliu

Ish-kandidati i VV’së për deputet në krye të ATK-së, Haziri: Marre!

Erzana Fazliu

Një grua ndërron jetë në QKUK, nisin hetimet nga policia

Erzana Fazliu