Telenews

Pagjumësia rrezikon shëndetin e zemrës

Personat që vuajnë nga pagjumësia mund të kenë një rrezik më të madh të sëmundjes së arterieve koronare dhe dështimit të zemrës, kanë thënë studiuesit.

Shkencëtarët analizuan të dhëna nga 1.3 milionë njerëz dhe zbuluan se ata që kishin tipare gjenetike për pagjumësinë kishin gjasa më të larta për të vuajtur nga sëmundjet e zemrës.

Gjetjet nga ekspertët në Institutin Karolinska në Suedi bazohen në një fushë në rritje të provave që lidhin çrregullimin e gjumit me ngjarje vdekjeprurëse kardiake.

Sidoqoftë, aktualisht është e paqartë nëse mungesa e gjumit është ajo që shkakton drejtpërdrejt problemet që kërcënojnë jetën ose nëse ato thjesht janë të lidhura gjenetikisht.

Pagjumësia besohet se prek çdo tre nga dhjetë persona.

Të ngajshme

5 pyetje që burrat urrejnë t’iu përgjigjen

Erzana Fazliu

Çaji mund të mos jetë gjithmonë një zgjidhje e shëndetshme, mënyra se si e pini mund t’ju shkaktojë probleme shëndetësore

KushtrimGuraj

Këto janë ushqimet që duhet t’i shmangni kur jeni të sëmurë

Valjeta Turkaj