Telenews

Pak ditë pas eliminimit me Brazilin, Neymar Jr shfaqet në Botërorin e pokerit!

Vetëm një javë pas eliminimit të Brazilit nga Kupa e Botës 2026, ylli brazilian Neymar Jr. është shfaqur larg fushave të futbollit.

Sulmuesi i njohur mori pjesë në World Series of Poker (WSOP), turneun më prestigjioz të pokerit në botë, i cili po zhvillohet në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pamjet e Neymarit në sallën e garave kanë tërhequr vëmendjen e mediave dhe tifozëve, pasi braziliani duket se ka zgjedhur të kalojë kohën duke ndjekur një nga pasionet e tij më të njohura jashtë futbollit.
Neymar njihet prej vitesh si një adhurues i pokerit dhe ka marrë pjesë në disa evente të rëndësishme ndërkombëtare, ndërsa paraqitja e tij në WSOP vjen menjëherë pas zhgënjimit të Brazilit në Botërorin 2026.

Të ngajshme

Manchester United me katër mungesa para përballjes me Chelsean –

KushtrimGuraj

Apetitit nuk po i ndalen skandalet, AUV i zbulon bakterin Salmonella në mishin e importuar nga Brazili –

KushtrimGuraj

Nisin hetimet, si vepruan institucionet serbe për ta lënë të lirë kryeterroristin e Banjskës –

KushtrimGuraj