Telenews

Pak pasi u shpall në kërkim, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës, pasditen e sotme publikoi fotografinë e një të dyshuari për një rast të vjedhjes në Banjë të Malishevës.

Pak kohë pas këtij publikimi, nga ky institucion erdhi njoftimi se i dyshuari është vetëdorëzuar në Polici.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka lëshuar sot një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim të identifikimit të një personi të dyshuar për një rast vjedhjeje në fshatin Banjë të Malishevës. Pas publikimit të fotografisë së personit të dyshuar, i njëjti është vetëdorëzuar në polici”, tha Policia në njoftimin për media.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka falënderuar të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar me Policinë e Kosovës, bashkëpunim i cili tha se po kontribuon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Të ngajshme

Mbi 10 mijë qytetarë kanë përfituar ndihmë juridike falas gjatë 2025

Rrezarta Ramaj

Tre superndeshje në program, vazhdon spektakli i Botërorit 2026

Rrezarta Ramaj

Vdes kosovari që u godit në “Rrugën e Kombit”, edhe shoferja e dyshuar është nga Kosova

Rrezarta Ramaj