Telenews

PAMJE EKSKLUZIVE TË AKSIONIT TË IPK-SË, KUNDËR POLICËVE QË DYSHOHEN PËR KORRUPSION

Pamje ekskluzive nga aksioni i Inspektoratit Policorë, kundër zyrtarëve që dyshohen për veprat penale marrje e ryshfetit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.
Aksion i madh i Inspektoratit Policor të Kosovës, ka nisur më heret dhe ende është duke u zhvilluar në terren.

Insajderi, merr vesh se sot pritet të arrestohen 26 police në aksionin “Pika 2”. Për këtë edhe Inspektorati ka njoftuar se aksioni po zhvillohet për veprat penale marrje e ryshfetit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht punonjësit nga të gjitha Departamentet operative të saj në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale kanë filluar sot në orët e hershme të mëngjesit një operacion të gjerë në kuadër të autorizimeve dhe fushëveprimit ligjor të IPK-së.
“Operacionit të sotshëm (i koduar me emrin “Pika 2”) i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar””, thuhet në komunikatë.
Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë dhe udhëheqjen nga Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit.
“Hetimi përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri)”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

Të ngajshme

Shkëlzen Gashi: Nëse Kurti e bën Asociacionin, ka me i gjujtë gaz edhe në shtëpinë e tij në Taslixhe

Donat Hashani

Haziri: 2023-ta me marrëveshje të përkohshme dhe me krijim të Zajednicës plus

Donat Hashani

Reagon ashpër edhe zëvendës-ministri Bislimi për pengesën për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të Muratit

Donat Hashani