Telenews

Pamje nga vendi i ngjarjes ku dyshohet se një 30-vjeçar kërceu nga ballkoni i një banese në Pejë

Telenews.al pak më parë raportoi për një ngjarje tragjike që ka ndodhur pak minuta më parë në Pejë, ku një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i një banese.

Sinjali mëson se viktima është një burrë rreth 30-vjeç dhe sipas informacioneve të para, ai dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.

Sinjali ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen njësitë policore dhe ekipi mjekësor që janë ende të pranishëm atje.

trim.08B688EF-8EC5-44F9-AD97-79FBF006D03C

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në trupin e të ndjerit dhe pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët po kryejnë ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Të ngajshme

Vigan Qorolli zgjidhet kryetar i Komisionit për Legjislacion

Yllka Gashi

Nga 11 tetori, tregu i veturave në lokacionin e ri

Yllka Gashi

OVL UÇK thërret konferencë për nesër, këto janë temat që do të diskutohen

Yllka Gashi