Telenews

Pamje të trishta: Minatorit të “Trepçës” i bie të fikët gjatë grevës

 

 

Në minierën e Stantërgut në Trepçë po vazhdon greva e urisë nga minatorët. Ata po refuzojnë të hanë e të pinë, duke kërkuar që t’u plotësohen kërkesat e tyre.

Një moment i dhimbshëm ka ndodhur sot, i cili shihet në një video. Një minatorit i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe të njëjtit i ka rënë të fikët.

LEXO EDHE KETE

Kompania ku Kurti “recitoi” për telin e bakrit i merr 95 mijë euro prej Qeverisë, Rozeta e promovon

Ai shihet më pas tek nxirret nga minatorët tjerë të cilët e ndihmojnë.Minatorët grevistë kanë parashtruar tre kërkesa për Qeverinë e Kosovës.

“Realizimi pagës mujore me kohë nga data: 06–10 [në fillim të çdo muaji]. Shkarkimi i menaxhmentit (kryeshefit) dhe sigurimi shëndetësor dhe kushtet e punës” – thuhet në kërkesën e e minatorëve.

Ndërkohë, mbrëmë, njërit nga minatorët u dërgua për trajtim mjekësor pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore. /Telenews/

Të ngajshme

Kurti: Vuçiq synon hakmarrjen, ne duhet të jemi të përgatitur për këtë

KushtrimGuraj

Osmani e ka përgëzuar USAID’in për miqësinë e palëkundur për Kosovën

KushtrimGuraj

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu