Telenews

PAPA E ANULON TAKIMIN ME PATRIARKUN KIRILL I CILI E BEKOI SULMIN RUS MBI UKRAINËN

Papa Françesku ka thënë se ka hequr dorë nga planet për t’u takuar në qershor me Patriarkun Ortodoks rus, Kirill.
Kirill, është një aleat i presidentit rus, Vladimir Putin, i cili e ka mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë.
Papa, ka kritikuar disa herë në mënyrë implicite Rusinë dhe Putinin për Luftën, ka thënë se pezullimi i takimit vjen pasi diplomatët e Vatikanit kanë këshilluar se një takim i till mund të sjellë konfuzion në këtë moment.
Takimi mes Papës dhe Kirillit ishte planifikuar që të mbahej më 14 qershor në Jeruslam, ku Kirill ka dhënë bekimin e tij të plotë për pushtimin rus të Ukrainës, pozicion ky që e ka ndarë Kishën Ortodokse në mbarë botën dhe ka shkaktuar rebelim të brendshëm që teologët dhe akademikët thonë se është i papercendentë.
I pyetur në intervistë se pse ai kurrë nuk e ka përmendur Rusinë apo Putinin në mënyrë specifike, Papa Françesku tha se “një Papë nuk vë kurrë cilësime për një kryetar shteti, aq më pak një vend që është superior ndaj kreut të shtetit të tij”, shkruan Reuters.
Putin, një anëtar i Kishës Ortodokse Ruse, i ka përshkruar veprimet e Moskës si një “operacion special ushtarak” në Ukrainë që synon çmilitarizimin dhe “denazifikimin” e vendit teksa Moska zyrtare ka mohuar se ka shënjestruar civilët
Kreu i Vatikanit ka hedhur poshtë në mënyrë specifike terminologjinë ruse, duke e quajtur atë një luftë që ka shkaktuar “lumenj gjaku”.
Kujtojmë se takimi i Papës me Kerillin do të ishte takimi i tyre  dytë, ku u pari ishte në Kubë më 2016 midis një Pape dhe një udhëheqësi të Kishës Ortodokse Ruse që nga Skizmi i Madh që ndau krishterimin në degë lindore dhe perëndimore më 1054.
Ndërkohë, Papa ishte ftuar për vizitë në Kiev nga udhëheqës politikë fetarë ukrainas, por një vizitë e tillë nuk ndodhi, me arsyetimin se “nuk mund të bëj asgjë që do të rrezikonte objektivat më të larta, të cilat janë fundi i luftës, armëpushimi ose të paktën korridoret humanitare”.

Të ngajshme

Zemaj thotë se LDK është “absolutisht” e gatshme për zgjedhje

KushtrimGuraj

Rusia i pranon gabimet gjatë mobilizimit të rezervistëve

KushtrimGuraj

“E kanë kallë Kosovën për pushtet”, gazetari Ridvan Berisha përplaset keq, autori e ndërpret emisionin

KushtrimGuraj