Telenews

PAQE NË DERBIN ANGLEZ MES MANCHESTER UNITED DHE CHELSEAS

Ka përfunduar pa fitues ndeshja derbi mes Manchester United dhe Chelseat, e vlefshme për Premierligë.
Ndeshja e zhvilluar në “Old Trafford” u mbyll me barazim 1:1.
Pjesa e parë u mbyll ashtu siç edhe nisi, pa gola të shënuar.
Marcos Alonso shënoi për Chelsean në minutën e 60-të për t’i kaluar mysafirët në epërsi.
Por, e shpejtë ishte përgjigjja e “Djajve të Kuq”. Ishte Cristiano Ronaldo i cili shënoi dy minuta më vonë.
Me këtë barazim, Chelsea shkon në kuotën e 66 pikëve në vendin e tretë, gjashtë më shumë se Arsenali në vendin e katërt.
Në anën tjetër, Manchester United mbetet i gjashti me 55 pikë të grumbulluara.

Të ngajshme

Ronaldo e shpall veten më të mirin në histori: Numrat flasin vetë –

KushtrimGuraj

Liridon Lecin e shkarkojnë nga emisioni “Dueli Sportiv”, pas incidentit me ish-futbollisten Aliu

Rrezarta Ramaj

Vinicius Jr rrezikon deri në katër ndeshje pezullim, mund të mungojë në “El Clasico” –

KushtrimGuraj