Telenews

PARA TAKIMIT ME ESCOBARIN, KURTI PRET NË ZYRË AMBASADORËT E QUINT-IT

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në takim është diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe situatën politike në rajon si dhe nevojën për bashkërendim të qëndrimeve dhe veprimeve ndaj agresionit rus në Ukrainë.
“Reagimi dhe rreshtimi i Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe ka qenë i menjëhershëm. Përveç sanksioneve të vendosura ndaj Federatës Ruse, në linjë me ato të BE-së dhe ShBA-ve, Kosova po ashtu është solidarizuar me popullin ukrainas duke shprehur gatishmërinë e saj që të mirëpres deri në 5000 refugjatë nga Ukraina teksa gazetarja e parë ukrainase nga 20 sosh që do t’i pranojë Kosova tashmë ka arritur në Prishtinë”, thuhet ndër tjerash në njoftim.
Po ashtu, gjatë takimit është biseduar edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për çka Kurti u shpreh se Qeveria e Kosovës është e angazhuar që të jetë parimor dhe i balancuar për marrëveshje me njohje reciproke.

Të ngajshme

Murati-VV: Seanca do të vazhdojë aty ku ka mbetur, me votimin e Komisionit për votim të fshehtë

Valjeta Turkaj

KQZ në Shqipëri ndalon reklamat elektorale pa emrin e subjektit politik

Valjeta Turkaj

Tentuan të futen ilegalisht në Kosovë, arrestohen dy shtetas të Nepalit dhe dy shtetas të Bangladeshit

Valjeta Turkaj