Telenews

Ngjarje e rëndë afër Klinës: Traktori i merr jetën fermerit 43-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Gremnik të Klinës, ku një fermer rreth 43-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me traktor.

Sipas informacioneve të para që ka siguruar IndeksOnline, viktima, nga familja Kalludra, dyshohet se nuk ka arritur ta kontrollojë traktorin teksa po lëvizte në një teposhtëz, duke u rrokullisur dhe pësuar lëndime fatale.

Pavarësisht përpjekjeve për t’i ofruar ndihmë, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës dhe ekipet kompetente, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

Rasti po hetohet nga organet përgjegjëse.

Të ngajshme

Ish-banorët e BBVK takohen me fëmijët e SOS Fshatit

Rrezarta Ramaj

Konjufca reagon pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

Rrezarta Ramaj

BBC: Edhe një herë, Irani po luan çuditërisht mirë me Ngushticën e Hormuzit

Yllka Gashi